Di Maria legjendë, ndër 10 lojtarët më fitues të të gjitha kohërave

- Bota Sot

Di Maria legjendë, ndër 10 lojtarët më fitues të të gjitha kohërave

Rosario Central është zyrtarisht fitues i ligës argjentinase të futbollit.

Një triumf që ngjalli shumë emocione te Angel Di Maria, i cili u rikthye për të përqafuar shtëpinë ku ishte fëmijëria dhe adoleshenca e tij, përpara se të kalonte në Evropë, te Benfica dhe më pas te Real Madridi.

Për një karrierë të mbushur me triumfe dhe përvoja në klubet më të mëdha të Evropës, përfshirë PSG-në dhe Juventusin. Por trofeu i fituar së fundmi ka një shije tjetër: kurorëzimi i një ëndrre për 37-vjeçarin rosarino. Jo vetëm kaq. Ai është përfshirë në 10 lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit me këtë titull, i pari në futbollin argjentinas(37 tituj në total).

Pra, le të zbulojmë renditjen prestigjioze që përmban, ndër të tjera, gjigantë si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe të tjerë:

1. Lionel Messi: 46 tituj

2. Dani Alves: 43 tituj

3. Marquinhos: 40 tituj

4. Andres Iniesta: 40 tituj

5. Hossam Hassan: 40 tituj

6. David Alaba: 39 tituj

7. Hossam Ashour: 39 tituj

8. Karim Benzema: 38 tituj

9. Gerard Pique: 38 tituj

10. Maxwell e Angel Di Maria: 37 tituj



Lexoni të gjitha në Bota Sot