Real Madridi vazhdon ta ketë në qendër të vëmendjes Premier Ligën dhe pas mbërritjes sensacionale të Trent Aleksandër Arnold për vetëm 10 milionë euro verën e kaluar, thuhet se ata i kanë vënë syrin një tjetër ylli të Liverpulit.Sipas programit spanjoll El Chiringuito, emri në krye të listës së Florentino Perez është Dominik Szoboszlai, një lojtar i konsideruar vendimtar nga të kuqtë, aq sa i është ofruar një zgjatje kontrate me një pagë në përputhje me vlerën e tij.
“Los Blancos” e kanë identifikuar atë si një objektiv, madje e kanë konsideruar një transferim gjatë dimrit, por kjo është e pamundur”, shpjegoi një komentator në emisionin spanjoll. Szoboszlai është i lidhur me Liverpulin deri në vitin 2028 dhe klubi anglez nuk ka ndërmend të hapë një transferim të menjëhershëm, sidomos në një sezon që ka qenë mjaft i trazuar deri tani.
Ndërkohë, duke folur për mesfushorët sulmues, Niko Paz thuhet se do të kthehet te Real Madrid verën e ardhshme. Rikthimi i tij do të kërkojë 9 milionë euro, një shumë e përfshirë në një klauzolë që Perez mund ta aktivizojë pa hezitim.
E ardhmja e talentit argjentinas po monitorohet nga afër edhe nga ekipi kombëtar ku Skaloni, sipas thashethemeve, do ta thërrasë atë për Kupën e Botës 2026. Një rikthim i mundshëm te Real Madrid, pra, do të jetë i mundur vetëm pas Kupës së Botës.