Flamurtari – Tirana dueli i “mbijetesës”

- Bota Sot

Flamurtari – Tirana dueli i “mbijetesës”

Një nga duelet më interesante dhe të luftuara të javës së 12-të do të jetë në Vlorë. Ditën e dielë do të përplasin “brirët” mes tyre Flamurtari dhe Tirana.

Në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre për 3 pikët e kësaj jave. Si vlonjatët ashtu edhe kryeqytetasit në këtë sezon nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat.

Vetëm 2 pikë i ndan në klasifikim, me bardheblutë që ndodhen në vendin e fundit me 6 pikë, ndërsa kuqezinjtë në vendin e 9-të me 8 pikë.

Një duel direkt për mbijetesën mes skuadrave që do të kërkojnë fitoren për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Dueli i parë në këtë sezon mes tyre ka përfunduar 1-1, me skuadrat që do të jenë të “dënuara” vetëm për 3 pikët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot