Fisnik Asllani është në qendër të vëmendjes edhe të mediave të njohura të Kontinentit të Vjetër.
Media zvicerane “Blick” sot i ka kushtuar vëmendje sulmuesit të Kosovës, Asllanit.
“Sulmuesi i Kosovës në bisedime me Bayern Munihun.
A po transferohet Fisnik Asllani te Bayern Munih?
Sipas Sky, FC Bayern Munih thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani.
Klubi nga Munihut thuhet se ka filluar bisedimet me agjentin e ndërkombëtarit nga Kosova.
Asllani, i cili u rrit në Berlin, ka qenë nën kontratë me Hoffenheimin për gati katër vjet, por pas dy periudhave huazimi, debutoi gjatë këtij sezoni në Bundesliga. Ai ka shënuar pesë gola në dhjetë paraqitje.
Këto performanca me sa duket kanë tërhequr vëmendjen e Bayern Munihun”, shkruan mes të tjera media zvicerane.