Flick dhe Yamal shpërblehen nga ‘Marca’ pas sezonit fantastik të Barcelonës

- Bota Sot

Flick dhe Yamal shpërblehen nga ‘Marca’ pas sezonit fantastik të Barcelonës

Dominimi i Barcelonës në sezonin 2024-2025 ka marrë një tjetër vlerësim, teksa Hansi Flick dhe Lamine Yamal janë nderuar me çmime prestigjioze nga gazeta spanjolle “Marca”.

Trajneri gjerman fitoi trofeun “Miguel Muñoz” për trajnerin më të mirë të La Ligas, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku Barcelona siguroi tripletën vendase – La Liga, Copa del Rey dhe Supercopa – si dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Champions League.

Në anën tjetër, 18-vjeçari Lamine Yamal u shpall fituesi i çmimit “Alfredo Di Stéfano” si lojtari më i mirë i sezonit në La Liga, duke u bërë lojtari më i ri që e merr këtë çmim.

Sulmuesi i krahut kontribuoi me 9 gola dhe 15 asistime në 35 ndeshje, duke u shndërruar në një nga pikat kryesore të suksesit të Barcelonës.

Flick, i cili iu bashkua klubit katalanas në maj 2024 pas shkarkimit nga kombëtarja e Gjermanisë, ka rigjallëruar ekipin dhe ka dhënë bazat për një projekt të qëndrueshëm me talentët e rinj si Yamal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot