Jo vetëm Nico Paz

- Bota Sot

Jo vetëm Nico Paz

Real Madrid vazhdon të ndjekë me shumë vëmendje Premier League, dhe pas transferimit surprizë të Trent Alexander-Arnold për vetëm 10 milionë euro verën e kaluar, klubi madrilen duket se ka vendosur objektivin e radhës:

Dominik Szoboszlai. Sipas “El Chiringuito”, mesfushori ofensiv i Liverpool-it është lojtari që Florentino Pérez e ka vënë në krye të listës së përforcimeve.

“Los Blancos e kanë identifikuar si objektiv. Madje kanë menduar edhe një sulm në merkaton e dimrit, por është e pamundur”, u shpreh një nga komentatorët e programit spanjoll. Szoboszlai është i lidhur me Liverpool-in deri në vitin 2028 dhe klubi anglez nuk ka asnjë qëllim ta shesë, sidomos në një sezon të vështirë si ky.

Përkundrazi, “The Reds” po përgatisin një ofertë rinovimi me rritje page për ta bindur lojtarin të qëndrojë.

Ndërkohë, nga Spanja raportohet se Nico Paz është shumë pranë rikthimit te Real Madrid verën e ardhshme. Klubi mund ta rikthejë falë një klauzole prej 9 milionë euro, shumë që Florentino Pérez pritet ta paguajë pa hezitim.

Talenti argjentinas është gjithashtu nën vëzhgimin e kombëtares së Lionel Scalonit, i cili sipas zërave mund ta thërrasë për Kupën e Botës 2026. Për këtë arsye, rikthimi i tij te Real Madrid do të realizohej vetëm pas përfundimit të Botërorit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot