Gazetari polak lëshon “bombën”

- Bota Sot

Gazetari polak lëshon “bombën”

Robert Lewandowski nuk e ka fshehur kurrë obsesionin e tij për të fituar. Por sipas gazetarit polak Sebastian Staszevski, autor i një biografie të sulmuesit ky mentalitet jashtëzakonisht konkurrues shpesh ndikoi në vendimet e klubeve për të cilat ai luajti.

Një personazh dominues, i aftë të ndikonte edhe në pozicionin e trajnerëve. I intervistuar nga Tribuna, Staszevski përshkroi një Levandovski të pamëshirshëm në ndjekje të suksesit:

“Ai ka një rregull të thjeshtë, kushdo që e ndihmon të fitojë është mik, kushdo që i del përpara bëhet armik. Nëse një trajner kundërshton bindjet e tij, ai është i bindur se ka të drejtë.”

Një vendosmëri që, sipas gazetarit, madje kontribuoi në largimin e Karlo Ançelotit nga Bajern Mynih, me të cilin marrëdhëniet nuk ishin kurrë vërtet të qeta.

Një skenar që sipas Staszevskit, u përsërit edhe te Barcelona. Levandovski, i zhgënjyer me performancën e ekipit nën drejtimin e Xavi Hernandezit, do të kishte shtyrë klubin të ndryshonte stafin e trajnerëve, pavarësisht se e dinte se ishte vetë trajneri katalanas që kishte kërkuar ardhjen e tij te blaugrana.

“Flik erdhi dhe papritmas, Robert pati një sezon fantastik. Kur bëhet fjalë për fitore, Levandovski është i pamëshirshëm”, shtoi gazetari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot