Selektori i kombëtares sllovake, Francesco Calzona, nuk e ka pritur mirë shortin sepse fort i druhet Kosovës në ndeshjen e play-off-it që do të luhet më 26 mars në tokën e Sllovakisë.
Kosova dhe Sllovakia synojnë Kampionatin Botëror në futboll përmes play-off-it.
Selektori i Sllovakisë habit të gjithë, dy fjalë që pak kush i priste për Kosovën!
“Kosova është një ekip që po rritet për sa i përket performancës së futbollit.
Kanë gjetur rrugën dhe po e ndjekin, dhe tani janë duke i korrur frutet e para.
Në kualifikimet për Botëror, ata kanë mposhtur Suedinë dhe Slloveninë, kanë barazuar në shtëpi ndaj Zvicrës.
Ne duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendas, edhe pse Kosova mbetet një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë, madje edhe kur luan si mysafire”, tha Calzone.