Në fundjavë luhet java e 16-të e Kampionatit të Malit të Zi në futboll.
Kryendeshja luhet në Nikshiq mes skuadrës malazeze Sutjeska dhe asaj shqiptare Deçiqit.
Kjo ndeshje luhet nesër në orën 18.00.
Sutjeska prin në renditje me 27 pikë, pasojnë Mornari 26, Deçiqi 24, Buduçnosti 22 pikë etj.
Deçiqi dhe Buduçnosti kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.