Sllovakia është e frikësuar shumë se nuk mund të kualifikohen në Kampionatin Botëror në futboll.
Sllovakët do të përballen në konak të tyre me kombëtaren e Kosovës.
Ndeshje që pritet më kërshëri me 26 mars të vitit të ardhshëm në kuadër të gjysmëfinales së Play-off-it.
Parashikimet nga superkompjuteri
Media sllovake “sportovy.cas” është e shokuar nga parashikimet e superkompjuterit.
“Ekspertët nga Jeffbet parashikojnë se Anglia do të fitojë titullin pas 60 vitesh, duke mposhtur Portugalinë 1:0 në finale. Një tjetër mendon se Argjentina do ta mbrojë titullin, duke mposhtur Spanjën në finale.
Ne jemi të interesuar për play-off-in e marsit, në të cilin futbollistët sllovakë do të luftojnë gjithashtu për të shkuar në kampionat. Në gjysmëfinalet e play-off-it, ata do të përballen me Kosovën dhe, në rast të një fitoreje në shtëpi, ndeshemi me fituesin e ndeshjes Turqi - Rumani.
Këtu, shihet se Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina do të avancojnë në Kupën e Botës. Ata i japin Italisë një shans për të avancuar prej më shumë se 62%, Turqisë më shumë se 52%, Danimarkës 48.6% dhe Ukrainës 42.6%. Sipas superkompjuterit, Sllovakia ka një shans prej 26.8% për të avancuar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas superkompjuterit, sllovakët duhet ta mposhtin Kosovën, por në finalen e play-off-it do të humbasin ndaj Turqisë, e cila më parë do të përballet me Rumaninë. Vetëm vetë play-off-i do të tregojë se sa i suksesshëm do të jetë parashikimi.
Ne besojmë se kompjuteri është gabim dhe futbollistët sllovakë në fund të fundit do të jenë një nga katër që do të avancojnë”, shkruan media sllovake.
Fundja këto janë parashikimet, pasi që superkompjuteri i jep gjasa Kosovës vetëm 15.7 për qind. Fundja, ky është vetëm një parashikim dhe asgjë me tepër. Gjithçka do të dihet në fushën e lojës.
Sepse edhe Suedisë e Sllovenia ishin favorite por pësuan humbje nga Kosova dhe atë në fushën e tyre.