Bayerni ka filluar përgatitjet për ndeshjen në shtëpi kundër Frajburg. Manuel Nojer ende nuk është bashkuar me ekipin. Bajerni nuk mund të ankohet vërtetë për mungesën e mbështetjes në asnjë periudhë të vitit.Sidomos jo kur, siç është bërë traditë prej shumë vitesh, ata planifikojnë vetëm një seancë stërvitore publike cdo tremujor në Sabener Shtrase.
Dhe megjithëse stërvitja ishte planifikuar të fillonte në orën 13:30 të enjten (por në fakt nisi në 14:15), shumë tifozë të Bajernit kishin filluar të mblidheshin që në mëngjes për të qenë sa më herët aty kur Herri Kejn, Luis Díaz apo Majkëll Olise t’i riktheheshin stërvitjes për herë të parë pas detyrimeve me kombëtaret.
Për anglezin, kolumbianin dhe francezin, seanca e stërvitjes nisi me një moment të veçantë në temperatura ngrirëse dhe reshje të lehta dëbore: ata nuk ishin të pranishëm kur Alfonso Dejvis u kthye të hënën. Kanadezi, i cili dëmtoi ligamentin në mars, po rikthehet gradualisht në stërvitje. Hiroki Ito është më përpara në riaftësimin e tij; ai mund të stërvitet me kapacitet të plotë dhe për këtë arsye pritet të jetë një opsion për skuadrën në ndeshjen e së shtunës kundër Frajburg.
Nëse e njëjta gjë vlen për Manuel Nojer dhe Xhoshua Kimish, mbetet për tu parë. Kapiteni dhe zëvendësi i tij munguan në fushën stërvitore dy ditë para ndeshjes në shtëpi. Nojer ishte i pranishëm të hënën, por më pas u detyrua të mungoj për shkak të një infeksioni gastrointestinal. Kimish humbi ndeshjen e kombëtares kundër Luksemburgut për shkak të një dëmtimi në kyçin e djathtë, por më pas u rikthye në lojë kundër Sllovakisë.
Ai u stërvit individualisht në qendrën e performancës, ashtu si Serxh Gnabri. Trajneri Vinsent Kompani me siguri nuk do të marrë rreziqe, duke marrë parasysh se përballja e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit është planifikuar të zhvillohet pas gjashtë ditësh.
Jonas Urbig do të ishte gati të zëvendësonte Nojerin, dhe Kompani aktualisht ka shumë alternativa në mesfushë qendrore. Aleksandar Pavloviç është në formë të shkëlqyer, Leon Goretzka fitoi vetëbesim me një asist fantastik për Gnabrin kundër Sllovakisë, dhe Tom Bishof, si kapiten i ekipit U21, impresionoi me një tripletë në fitoren 6-0 kundër Maltës.