Estevao, rrëfen sesi kaloi testin e vozitjes

- Bota Sot

Estevao, rrëfen sesi kaloi testin e vozitjes

Estevao, 18-vjeçari sensacion i Chelsea, ka zbuluar për Sky Sports përvojën e tij të veçantë gjatë mbajtjes së testit të vozitjes ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren e Brazilit.

Për të marrë lejen, ai duhej të merrte miratimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

“Isha shumë i zënë në Sao Paulo me ekipin kombëtar, por më dhanë leje për të shkuar për testin e vozitjes”.

Pas testit, Ancelotti më priti te dera për të parë nëse kisha kaluar apo jo,” tregoi Estevao.

Ai kujtoi momentin me humor:

“Shkova dhe i thashë: ‘Mister, passei, passei! (Mister, kalova, kalova!)’. Të gjithë qeshën shumë.”

Sulmuesi brazilian gjithashtu foli për ndikimin e Thiago Silva në transferimin e tij te Chelsea dhe për mënyrën sesi besimi dhe përkushtimi i tij kanë ndihmuar në fillimin e fortë të karrierës në Londër. Ai është optimist se e ardhmja do të sjell edhe më shumë suksese për të në Stamford Bridge.



Lexoni të gjitha në Bota Sot