Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj kolonel Nexhmi Krasniqi, duke e liruar atë që nga data 21.11.2025 për t’u mbrojtur në liri.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i kolonelit Krasniqi, Besnik R. BERISHA i cili deklaroi se vendimi është marrë 21.11.2025, nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se janë shuar arsyet ligjore që kishin çuar në caktimin dhe vazhdimin e kësaj mase ndaj të pandehurit Nexhmi Krasniqi.