Legjenda Hakan Sukur habit të gjithë për Kosovën! Ja çfarë thotë

- Bota Sot

Legjenda Hakan Sukur habit të gjithë për Kosovën! Ja çfarë thotë

Hakan Sukur, legjenda e futbollit turk, ka lavdëruar publikisht skuadrën kombëtaren e Kosovës.

Pas shortit të play-off, ai e cilësoi si arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova siguroi vendin e saj të merituar, duke marrë parasysh grupin tejet të vështirë me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë. Sipas tij, ky sukses nuk duhet nënvlerësuar, sidomos duke parë se Kosova vjen nga një traditë sportive e fortë e ish-Jugosllavisë.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Kosova kur ta shikoni grupin ku ishte Zvicra, Sllovenia e Suedia, nuk duhet të nënvlerësohet arritja e tyre.

Kosova ka dal prej ish-Jugosllavisë, vende që janë minierë për sportistë. Kosova përfaqëson pjesën e fortë.

E vërtetë që Kosova ka humbur nga Rumania 3:0 (kundërshtari i Turqisë), por shikoni Kosova ka arritur të sigurojë një vend në ‘play-off’ në këtë grup të vështirë.

Kur t’i shikoni rezultatet e Kosovës, ka mundur që të përfundojë edhe e para në këtë grup”, ka thënë Sukur.

“Kosova si e dyta, është shumë më e mirë se Rumania. Shikoni grupin e Kosovës, të gjitha ekipet kanë pasur gjasa ta mundin njëra-tjetrën, por duket se Kosova me një plan dhe disiplinë, ka arritur këtë sukses.

Kosova ka lojtar të mirë, si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Kosova është një ekip i mirë, një ekip sulmues.

Muriqi është një sulmues që luan në Spanjë. Ai nuk është i shpejt, por në ajër është shumë i mirë dhe di ta shfrytëzojë shumë fizikun që e ka”, tha Sukur.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të jetë shumë e vështirë. Cila do që kalon tutje, unë e di se Turqia do ta ketë shumë vështirë sepse këto ndeshja janë për kualifikimet në botëror.

Janë dy ndeshje dhe çdo gjë varet edhe prej kushteve të tjera”, përfundoi Sukur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot