Adeyemi te Interi?

- Bota Sot

Adeyemi te Interi?

Një thashethem që vjen direkt nga Gjermania i lidh zikaltërit me një emër shumë interesant për të ardhmen.

Tabloidi Bild, historikisht i vëmendshëm ndaj ngjarjeve në Bundesligë, po e lidh Karim Adeyemi me Interin për afatin kalimtar të janarit.

Anësori i lindur në vitin 2002 nga Borussia Dortmund, i ndjekur më parë nga Juventusi, mund ta gjejë veten të lidhur përsëri me Italinë.

Adeyemim profili ideal për Chivu: Adeyemi, në fakt, i përshtatet profilit të një sulmuesi të shpejtë, i aftë të krijojë kërcënime, të mposhtë kundërshtarin e tij një kundër një. Shkurt, një profil “Lookman”, duke u rikthyer në temën e nxehtë të merkatos së fundit të transferimeve të Interit gjatë verës.

Inter-Adeyemi, e vërteta. Në realitet, sulmuesi gjerman iu propozua Interit nga agjenti i tij Jorge Mendes, si dhe Manchester United. Menaxhmenti i zikaltërve dëgjoi, por nuk e ndoqi më tej çështjen. Është e qartë se ka interes për një profil të tillë, por, veçanërisht në janar, kostoja e marrëveshjes do të ishte e jashtëzakonshme.

Afati kalimtar i janarit: Kostot e bëjnë marrëveshjen të paqëndrueshme. Borussia Dortmund, i njohur si një klub shumë i shtrenjtë, nuk i lë kurrë lojtarët e saj të çmuar të largohen lehtë, dhe Adeyemi bie në këtë kategori.

Prandaj, thashethemet për mbërritjen e mundshme të Adeyemi-t te Interi në janar duhet përjashtuar, siç sugjerojnë komentet e fundit të Marottës: “Nuk po flasim për afatin kalimtar tani. Jemi krenarë për të gjithë lojtarët në skuadrën tonë. Do ta diskutojmë më vonë me drejtorët tanë sportivë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot