Derbi i Madoninna-s premton spektkakël

- Bota Sot

Derbi i Madoninna-s premton spektkakël

Interi dhe Milani do të përballen të dielën mbrëma në një derbi me shumë peshë për kreun e renditjes, një sfidë ku pritet intensitet i lartë, duele të forta dhe kthime të rëndësishme në formacionet përkatëse.

Cristian Chivu do të zbresë në fushë me skemën e tij të zakonshme 3-5-2. Yann Sommer do të jetë mes shtyllave, ndërsa para tij do të vendosen Akanji, Acerbi dhe Bastoni.

Në krahun e djathtë, mungesa e Dumfries detyron një riorganizim: Carlos Augusto do të përshtatet si titullar në atë pozicion.

Në qendër të mesfushës do të luajnë Barella, Calhanoglu dhe Sucic, ndërsa Dimarco do të mbulojë krahun e majtë.

Në sulm rikthehet dysheja e zakonshme Lautaro Martinez – Marcus Thuram, gati për të udhëhequr ofensivën zikaltër.

Si vjen Milani

Massimiliano Allegri merr lajme pozitive nga dy rikthime të rëndësishme. Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot, të cilët janë rikuperuar me qetësi gjatë ndalesës së kombëtareve, do të jenë titullarë për herë të parë pas gati pesëdhjetë ditësh. Pulisic do të formojë një dyshe sulmuese me Rafael Leaon, ndërsa Rabiot do të rreshtohet në mesin e fushës me Modric në qendër dhe Fofana në të djathtë, i cili shihet në avantazh ndaj Ricci-t.

Mbrojtja do të përbëhet nga Tomori, Gabbia dhe Pavlovic përpara portierit Mike Maignan. Saelemaekers dhe Bartesaghi do të luajnë si lojtarë shëtitës në krahë. Santiago Gimenez mbetet e vetmi mungesë, ende i shqetësuar nga një problem në kyçin e këmbës.

Derbi i së dielës premton emocion, intensitet dhe lëvizje vendimtare për vazhdimin e kampionatit, me Interin dhe Milanin që hyjnë në fushë me ambicie maksimale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot