Rkthehet Alisson

- Bota Sot

Rkthehet Alisson

Skuadra e Liverpulit ka marr një lajm të mirë.

Portieri brazilian, Alisson Becker është rikthyer në stërvitje.

33-vjeçari i cili pësoi një lëndim në fund të muajit shtator, në ndeshjen e Champions League ndaj Galatasarayt, është afër të rikthehet në fushë.

Ai pritet të jetë në formacionin stratues në ndeshjen e fundjavës për Liverpulin, ku do të përballet me Nottingham Forest.

Rikthimin e tij e ka komentuar edhe trajneri Arne Slot, gjatë një konference për shtyp para ndeshjes.

”Nëse është gati të luajë, do të fillojë.”, tha shkurtimisht tekniku holandez.

Mungesa e Alisson ishte e madhe për Liverpulin gjatë këtyre dy muajve të fundit, ku ”redsat” u përballen me një krizë të madhe rezultatetsh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot