Parker jep lajme pozitive për Armando Brojën

- Bota Sot

Parker jep lajme pozitive për Armando Brojën

Trajneri i Burnley-t, Scott Parker, ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi gjendjen fizike të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, duke konfirmuar se ai është pranë rikthimit në fushë pas shqetësimit të fundit në kyç.

Në konferencën e sotme për shtyp, Parker deklaroi se si Broja, ashtu edhe Quilindschy Hartman, janë në garë për të qenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Chelsea-t, pasi u rikthyen nga detyrat me kombëtaret e tyre.

“Kyçi i Armandos është në rregull,” u shpreh trajneri i Burnley-t. “Ai është rikthyer në stërvitje në fushë dhe ka shanse të luajë këtë fundjavë. Është një lehtësim i madh që dëmtimi nuk ishte aq serioz sa dukej fillimisht.

Broja u largua me barelë nga fusha pak minuta pasi ishte futur në lojë në ndeshjen ndaj Anglisë në ‘Air Albania’.

Mënyra se si reagoi i shtrirë në fushë dha përshtypjen e një dëmtimi të rëndë, por, fatmirësisht, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Sulmuesi kuqezi pritet të japë kontributin e tij në ndeshjet play off të marsit, fillimisht përballë Polonisë e më pas, nëse kuqezinjtë kualifikohen, kundër fituesit  të çiftit Ukrainë-Suedi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot