Pas Modriçit, Tare në sulm për Lewandowskin

- Bota Sot

Pas Modriçit, Tare në sulm për Lewandowskin

Milani është duke kërkuar me ngulm një qendërsulmues të besueshëm, pasi repartit ofensiv i mungon efikasiteti që pritet nga një skuadër pretendente.

Forma e dobët e Santi Gimenez ka shtuar presionin për të gjetur një golashënues të gatshëm të bëjë diferencën.

Në këtë kuadër, në Milanelo po shtohet ideja e një goditjeje të madhe: Robert Lewandowski. Pas transferimit surprizë të Luka Modriç në verë, drejtori sportiv Igli Tare shihet i gatshëm të tentojë një tjetër lëvizje spektakolare.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po vlerëson profile të tjerë sulmuesish, me Harry Kane që ka kaluar në krye të listës. Klauzola e lirimit të Kane prej 65 milionë eurosh e bën sulmuesin anglez një opsion të arritshëm për katalanasit, të cilët e admirojnë efikasitetin e tij të provuar te Tottenham, Bayern Munich dhe Anglia.

Nëse Barcelona arrin të sigurojë shërbimet e Kane, e ardhmja e Lewandowskit në “Camp Nou” do të komplikonte, duke hapur rrugë për largimin e tij. Pikërisht këtu hyn në skenë Milani, që është gati të përfitojë nga situata.

Pavarësisht moshës, 37-vjeçari polak vazhdon të tregojë se instinkti i golit mbetet i paprekur: 7 gola në 9 ndeshje kampionati këtë sezon e bëjnë atë një objektiv që intrigon drejtuesit kuqezinj.

Një transferim i Lewandowskit në Serie A do t’i garantonte Milanit një sulmues të nivelit të lartë, i cili mund të sjellë stabilitet dhe gola në fazën ofensive. Për momentin, operacioni është në fazën e idesë, por në Milanelo duket se po fitohet bindja se kjo mund të jetë lëvizja e duhur për rikthimin në garën për tituj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot