Shkupi- Pelisteri luhet më 25 nëntor në Strugë

- Bota Sot

Shkupi- Pelisteri luhet më 25 nëntor në Strugë

Një pjesë e javës së 14-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, luhet nesër, por një tjetër të martën e ardhshme përkatësisht më 25 nëntor.

Ndeshja midis Shkupit dhe Pelisterit do të luhet tri ditë më vonë, për shkak të pezullimit të fushës së Çairit, dhe alternativa është Struga, ku do të luhet kjo ndeshje.

Është spekuluar se ndeshja mund të luhet në Manastir, por prapëseprapë, kjo nuk ishte një mundësi reale.

Fusha në Strugë është aktualisht në një gjendje të vështirë për shkak të shiut të madh që ka rënë gjatë këtyre ditëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot