FSHF dënon Edi Martinin

- Bota Sot

FSHF dënon Edi Martinin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar sot vendimet e radhës, të cilat vijnë vetëm pak ditë pas tensioneve të shfaqura në ndeshjet e Superiores.

Në qendër të vëmendjes është sidomos dënimi i zyrtarit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili u ndëshkua me dy ndeshje pezullim për gjestin e shëmtuar dhe të papranueshëm të kryer pas fitores ndaj Dinamos. Sipas Disiplinës, sjellja e tij antisportive cenon imazhin e futbollit shqiptar dhe përbën shkelje të qartë të kodeve etike të FSHF-së.

Përveç këtij vendimi të rëndësishëm, Komisioni ka vendosur edhe gjoba për Elbasanin dhe Vllazninë, si pasojë e sjelljes së gabuar të tifozëve të tyre gjatë ndeshjeve të fundit.

Lexo edhe:

Luis Díaz pezullohet tri ndeshje në Champions League, Bayern i tronditur nga vendimi

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.11.2025:

1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për sjellje josportive duke përdorur xheste antisportive që cënon reputacionin e sportit të futbollit, të evidentuara pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 13/2 të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot