Selektori rumun provokon selektorin e Kosovës me një pyetje të papritur

- Bota Sot

Selektori rumun provokon selektorin e Kosovës me një pyetje të papritur

Rumania e ka ther në sy kombëtaren e Kosovës në futboll, për faktin se ende e kanë të freskët ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht kur ishte rezultati 0:0 dhe gjobën që morën nga UEFA.

Kosova do të përballet me Sllovakinë e Rumania me Turqinë. 

Ndeshje që do të luhen me 26 mars të vitit të ardhshëm.

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu, me një gjuhë provokuese, e pyeti selektorin e Kosovës, Franco Foda. 

"A do të luash deri në fund apo do të largoheni përsëri nga fusha?”.

“Il Luce" zbuloi se Foda i tha atij se do të donte që Rumania dhe Kosova të takoheshin në finalen e Kupës së Botës, dhe përgjigja e trajnerit tonë nuk vonoi shumë”, shkruan media rumune “Digisport”.

"Foda më uroi suksese dhe më tha se do të donte që ne të kualifikoheshim dhe të luanim në finale me ta, me Kosovën. I thashë kështu: `Shpresoj që këtë herë të luash deri në fund!

A po do të largoheni përsëri nga fusha?`. Ai nuk më tha asgjë, thjesht u argëtua",  tha Lucescu sipas “golazo.ro”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot