E zuri betoni teksa punonte, ky është punëtori që humbi jetën në Arbëri

- Bota Sot

E zuri betoni teksa punonte, ky është punëtori që humbi jetën në Arbëri

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës sa ishte duke punuar në lagjen “Arbëri” të Prishtinës.

Viktima e kësaj tragjedie është Bashkim Nitaj, nga fshati Drenoc i Deçanit.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Ai e ka vlerësuar kontributin e Nitajt si aktivist dhe ka shprehur ngushëllime për familjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot