Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së

- Bota Sot

Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, i cili humbi jetën pasi e zuri një pllakë betoni.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se i ndjeri ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.

“Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.

Qoftë i paharruar kujtimi për të”, shkroi mes tjerash i pari i Deçanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot