Misteri i bunkerit me drogë në autobus

- Bota Sot

Misteri i bunkerit me drogë në autobus

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në pikëkalimin kufitar Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të një autobusi që ai drejtonte, u zbulua një bunker i improvizuar me substanca narkotike.

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 120 kilogramë marihuanë, të ndara në pako, të cilat dyshohet se ishin të destinuara për tregun e jashtëm.

Përveç drogës, policia ka konfiskuar edhe dy telefona, 750 franga zvicerane, 200 dollarë amerikanë, vetë autobusin, si dhe dy vetura të lidhura me rastin.

I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar në vendngjarje. Me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për përfshirjen e tij në aktivitetet e trafikut ndërkombëtar të drogës po vazhdojnë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot