Vëmendja edhe në “Air Albania”.

- Bota Sot

Vëmendja edhe në “Air Albania”.

Pas ndeshjeve të Kombëtares rikthehet vëmendja te kampionati shqiptar.

Kështu ditën e sotme disa ekipet do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e radhës në Superiore.

6 skuadra do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 12-të të kampionatit, takime që do të luhen në 2 orare.

Spektakli do të nisë në orën 16:00, ku paralelisht do të luhet në Rrogozhinë dhe Durrës.

Në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia –Bylis , ndërsa në “Niko Dovana” përplasin “brirët” Vora- Teuta.

Ndërkohë në orën 19:00 vëmendja padiskutim do të jetë në “Air Albania, aty ku Dinamo do të duelojë me Elbasanin për 3 pikët e kësaj jave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot