Operohet Demolli

- Bota Sot

Operohet Demolli

Futbollisti i talentuar i Prishtinës, Amar Demolli, e ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e majtë, ndërhyrje e kryer nga doktori i mirënjohur, dr. Qerim Kida. 

“Futbollisti ynë fatkeqësisht u lëndua në ndeshjen miqësore që Prishtina e zhvilloi kundër Dukagjinit më 14 nëntor, gjatë pauzës së kombëtareve.

Kujtojmë se Demolli së fundmi ishte rikthyer në fushë pas një lëndimi të ngjashëm, ku po ashtu kishte qenë i detyruar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, atëherë në gjurin e djathtë.

Demollit i urojmë shërim të shpejtë dhe e presim edhe më të fortë në fushë”, njofton FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot