Skuadra e Juventusit sot përballet me Fiorentinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.
Trajneri Luciano Spalletti për këtë sfidë e ka ftuar edhe futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.
Madje Juventusi e ka vendosur yllin e Kosovës në posterin zyrtar të ndeshjes.
Një vendim interesant nga klubi i Juves.
Kujtojmë që ndeshja Fiorentina – Juventus nis nga ora 18:00.
Mbetet të shihet nëse Edon Zhegrova do të luaj nga minuta e parë ndaj Fiorentinës apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë.