Premier Liga nuk e ndalon dot më Brojën, sulmuesi bëhet gati për ndeshjen e “hakmarrjes”!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja nuk e nis titullar sfidën kundër Çelsit. Ai ndodhet në stolin e Bërnlit dhe trajneri mund ti japë mundësinë që të luajë për herë të parë kundër ish-skuadrës së tij.
Kjo për shkak se gjatë kohës që ka qenë i huazuar te Fulhem dhe Everton nuk ka luajtur kurrë kundër
“Bluve të Londrës” për shkak të rregullit të Premier Ligës. Por duke qenë se tani është transferuar te Bërnli mund të vijë mundësia e tij.