Në futboll thuhet se më e rëndësishmja nga të gjitha është ndeshja e radhës.
Po ashtu, që rivali më i parë, është më i rrezikshmi.
Këtë duket se e ka harruar një nga legjendat e futbollit të Polonisë, ish-sulmuesi i shquar, Zbigniew Boniek.
Bonjek, që mund të krahasohet vetëm me një Lato në kombëtaren e “shqiponjave të bardha”, e që ka qenë zv. President I
UEFA-s dhe ish-president I Federatës Polake të Futbollit, duket se është I lumtur që shorti i plej ofit të Kupës së Botës e ka vendosur ekipin e tij kombëtar përballë Shqipërisë.
Në një intervistë për televizionin polak, “polsatsport”, ai deklaron me nënvleftësim se “Shqipëria është një rival që e mundim lehtë në shtëpinë tonë”, dhe shton se “nëse nuk mundim Shqipërinë, si mund të pretendojnë që të shkojmë në Botëror”.
Më pas, përqendrohet më shumë tek rivali i mundshëm në finalen e plej ofit, Suedia, e cila do ta luajë gjysmëfinalen e saj kundër Ukrainës.
“Është rivali më I lehtë”, janë fjalët e tij, ndërsa proteston ashpër që suedezët kanë mundësi të shkojnë në Botëror duke ardhur nga Liga e Kombeve, ndërsa në grupin eliminator morën vetëm dy pikë.
“Më të mirë nuk mund të gjenim”, – është vlerësimi i tij.