Komisioni i Garave njofton se tërheqja e shortit për raundin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës do të mbahet të mërkurën, më 26 nëntor, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.
Skuadrat me padurime presin të njohin rivalët e tyre.
Në këtë fazë të garës marrin pjesë edhe klubet e Superligës.
Pritet të ketë ndonjë përballje të nxehtë.