Drita e fortë në Lipjan, fiton ndaj Prishtinës së Re

- Bota Sot

Drita e fortë në Lipjan, fiton ndaj Prishtinës së Re

Drita e Gjilanit ka treguar lojë të mirë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Prishtinën e Re, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Dritës është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Futbollisti Egzon Bejtullai e goditi topin me kokë pas goditjes nga korneri, ndërsa në vijën e portës e shtyu Rron Broja, 0:1 në minutën e 21-të.

Në minutën e 53-të Kristal Abazaj shënoi për 0:2.

Drita tani për tani është ne vend të tretë me 23 pikë (një ndeshje më pak) dhe Prishtina e Re e fundit në renditje me 11 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot