Ministria e Brendshme gjermane planifikon masa strikte për tifozët në stadiume

- Bota Sot

Ministria e Brendshme gjermane planifikon masa strikte për tifozët në stadiume

Ministria e Brendshme gjermane planifikon masa strikte për tifozët në stadiume!

Këshilli i Ministrisë së Brendshme në Gjermani ka paralajmëruar ndryshime thelbësore sa u përket rregullave që u duhet tifozëve të ndjekin në stadiume.

Mediet gjermane kanë arritur që të zbulojnë disa pika të këtij plani, i cili parashikon që të bëjë të detyrueshme biletat e personalizuara, sistemin e njohjes së fytyrës dhe ndërtimin e një komisioni mbarëkombëtar për pezullimin e tifozëve, të cilët ofendojnë nga shkallët e stadiumeve.

Kjo nismë e qeverisë ka shkaktuar shumë pakënaqsi mes tifozëve, të cilët janë bashkuar dhe kanë vendosur që ditën e sotme në të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet e Bundesliga-s të qëndrojnë të heshtur për 12’ në formë proteste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot