Real Madridi do të përballet me Elchen në ndeshjen e parë pas pushimit disa ditësh për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve, një sfidë jashtë fushe që mund të paraqesë një duel më të vështirë se sa duket fillimisht, duke pasur parasysh se performancat e ‘Los Blancos’ jashtë ‘Bernabeut’ nuk janë të njëjta me ato në shtëpi.
Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, ka theksuar se atmosfera armiqësore dhe sfidat e ndeshjeve jashtë fushe nuk ndikojnë në mentalitetin e ekipit.
“Nuk na ndikon. Duhet të përgatitemi për të dhe nuk mund ta ndryshojmë. I dimë sfidat e të luajturit jashtë fushe, por loja është e njëjtë”, tha Camavinga.
Ai gjithashtu foli për orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe lodhjen e mundshme të lojtarëve.
“Nuk e lidh formën tonë aktuale me gjendjen fizike. Po hyjmë në një fazë të vështirë me shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër. Duhet të jemi të gjithë gati dhe të jetojmë me lëndimet”, theksoi ai.
Duke folur për mungesat në mbrojtjen qendrore, ku ai është i detyruar të luajë me Raul Asencio përkrah Dean Huijsen për shkak të lëndimit të Militao dhe pasigurisë rreth David Alaba, Alonso ka zbuluar se Antonio Rudiger është afër rikthimit.
“Është e rëndësishme që ai të kthehet, veçanërisht tani me dëmtimin e Mili. Mund të mos jetë gati për nesër, por do të jetë për ndeshjen në Athinë”, pohoi Camavinga.