Bayern Munihu nuk ka lejuar befasi nga Freiburgu, duke shënuar fitore me rezultat 6:2.
Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 për 17 minuta, por lideri i kampionatit gjerman nuk lejoi befasi.
Për Bayernin shënuan Karl (22), Olise (45+2 e 84’), Upamenecano (55), Kane (60), Jackson (78’) dhe për udhëtuesit Suzuki (12) e Manzambi (17).
Pas javës së 11-të në Bundesliga, Bayerni kryeson me 31 pikë e Freiburg renditet në vend të 10-të me 13 sosh.