Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit

- Bota Sot

Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Sulmuesi shqiptar Arber Hoxha ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës Dinamo Zagreb kundër Varazdin në kuadër të xhiros së 14-të të ligës kroate.

Dinamo Zagreb shënoi fitore 3-1 ku Hoxha realizoi në minutën e 37-të dhe 53-të ndërsa Dominguez shënoi në minutën e 30-të për skuadrën kroate.

Golin e vetëm për Varazdin e shënoi Skaricic në minutën e 87-të.

Para fillimit të ndeshjes Arber Hoxha u shpall lojtari i muajit Tetor nga klubi i Dinamos me paraqitje mbresëlënëse duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar tre asistime këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot