Barcelona e shkatërruar me rezultat 4:0 Athletic Bilbaon, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Spanjë në futboll.
Vendasit kanë mundur të shënojnë fitore edhe më të thellë sikur t’i realizonin të gjitha rastet.
Golat i realizuan Lewandowski (4), Ferran Torres (45+3 e 90’) e Fermin (48).
Bilbao mbetet pa një futbollist nga minuta e 54-të.
Futbollisti Sancet u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe pas një faulli të ashpër.
Barcelona kryeson me 31 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Real Madridi në vend të dytë, Bilbao zë vendin e tetë me 17 pikë.