Tetë persona morën lëndime në një përplasje midis dy veturave sot në Henstedt-Ulzburg, rrethi Segeberg - Gjermani.
Aksidenti ndodhi kur ngasësi i automjetit deshi të kthehej majtas dhe përdoruesi i rrugës pas tij e vuri re këtë shumë vonë.
Një 14-vjeçar u dërgua në spital me lëndime të rënda, tha një zëdhënëse e qendrës së kontrollit West.
Të lënduarit u dërguan në klinikat përreth, tha policia. Përveç 14-vjeçarit, të gjithë pësuan vetëm lëndime të lehta, raporton Kieler Nachrichten, përcjell KosovaPress.