Prishtinës i “harxhohet karburanti”, Malisheva e shtang

- Bota Sot

Prishtinës i “harxhohet karburanti”, Malisheva e shtang

Malisheva ka shënuar fitoren më të ëmbël në edicionin e sivjetshëm.

Skuadra e Malishevës ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Malisheva shkaktoi senzacion në kryeqytet, duke triumfuar me golat e futbollistëve Assane Diatta (5’) e Altin Aliu (20’ – penalltia).

Në zhargonin sportiv do të thoshim: Prishtinës i “harxhohet karburanti”!

Prishtina është lider me 26 pikë, ka një ndeshje më pak, tre pikë më shumë se Ballkani dhe Drita (një ndeshje më pak),

Malisheva renditet në vend të 6-të me 19 pikë pas javës së 14-të në elitën e futbollit të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot