Spanjolli dhe shqiptari i Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare, kjo i çmend serbët

- Bota Sot

Spanjolli dhe shqiptari i Kosovës bëjnë shqiponjën dykrenare, kjo i çmend serbët

Bukuri e rrallë apo jo!

Shqiptari i Kosovë, Arbër Hoxha, dhe spanjolli Sergi Dominguez, bëjnë shqiponjën dykrenare nw Zagreb.

Kjo fotografi është publikuar në mediumin kroat “Index”.

“Hoxha dhe Dominguez bëjnë me duar shqiponjën shqiptare pas golit”, është titulli i mediumit kroat.

“Dinamo e mposhti Varazhdinin me rezultat 3:1 në ndeshjen e javës së 14-të të Kampionatin e Kroacisë. Arber Hoxha është golashënues i dyfishtë për vendasit, dhe një gol u shënua nga Sergi Dominguez. Luka Shkariçiç shënoi golin ngushëllues për mysafirët.

Dinamo e Zagrebit iu afrua Hajdukut kryesues me fitoren.

Festimi i golit të dytë nga Hoxhës ka qenë interesant. Ai u shoqërua nga spanjolli Sergi Dominguez, i cili bëri simbolin e shqiponjës shqiptare me duart e tij.

"Këtu, ai i mësoi Hoxhës dhe Dominguezit si të bënin një shqiponjë", thotë komentatori i ndeshjes, shkruan mes të tjera media kroate. Ky festim do t’i çmend serbët, aq me tepër nga futbollisti spanjoll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot