Deçiqi dëshpëron në Nikshiq

- Bota Sot

Deçiqi dëshpëron në Nikshiq

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi në futboll, sonte ka dëshpëruar në Nikshiq, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Sutjeska, në takimin e javës së 16-të.

Skuadra e Deçiqit avancoi e para, por nuk e ruajti rezultatin deri në fund.

Në minutën e 10-të, Kajeviq e preku pak topin pas një ndërprerjeje nga Trimnor Selimi ku e mashtroi portierin Gilen.

Në vijim, skuadra vendase luajti edhe më mirë - shumë raste, tre gola.

Aleksa Golluboviq (52’), Boris Kopitoviq (63’), Medo Jukoviq (83’) – shënuan për Sutjeskën.

Sutjeska kryeson me 30 pikë e Deçiqi është në vend të katërt me 24 sosh, por ka një ndeshje më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot