Plasin polemikat për penalltinë që iu anulua Juventusit

- Bota Sot

Plasin polemikat për penalltinë që iu anulua Juventusit

Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 përballë Fiorentinës në transfertë, pas një ndeshje jo edhe aq entuziazmuese. Por në rrjet kanë shpërthyer polemikat pas ndeshjes mes dy ekipeve, tifozeritë e të cilëve kanë një armiqësi të thellë.

Shkak është bërë një penallti që u akordua në fushë në favor të Juventusit e pastaj u anulua pasi gjyqtari u ftua të shihte pamjet me VAR, pas një mbajtje nga fanella mes Vlahoviç dhe Pablo Marit.

Ish-gjyqtari Luka Mareli, duke bërë moviolën për “DAZN” pas ndeshjes, mendon se anulimi i penalltisë ishte i padrejtë.

“Episodi ndodh në minutat e parë të pjesës së parë, në fushë jepet penallti dhe pastaj anulohet nëpërmjet monitorimit të pamjeve. Sipas pikëpamjes time, këto janë episode mbi të cilat nuk duhet të ketë ndërhyrje, meqë ka një mbajtje nga ana e të dyve.

E para është nga Mari dhe është jashtë zone, por duhet marrë në konsideratë momenti në të cilin përfundon. Pastaj është Vlahoviç i cili tërheq Marin. Problemi i vendimit përfundimtar ka lidhje me thirrjen në monitor.

Ky ishte një vendim fushe, dy lojtarët tërheqin të dy njëri-tjetrin dhe pasi është vërshëllyer, përse ka ndërhyrë VAR-i? Intensiteti i tërheqjes duhet vlerësuar në fushë, kur vërshëllehet, duhet të mbetet ai vendim. Kjo zgjedhje ka shkuar përtej protokollit të VAR-it”, tha Mareli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot