Ibrahim Abas foli pas ndeshjes Dinamo-Elbasani, që u mbyll me barazim 1-1 në stadiumin “Air Albania”.
Mesfushori, njëjtë si trajneri Gvozdenoviç, kaloi fokusin në fund te ndeshja e radhës me Partizanin.
Është gjithmonë shumë e vështirë të luash kundër Dinamos sepse është një nga skuadrat më të mirë të kampionatin. E dinim çfarë ndeshje na priste dhe ishte e vështirë, e prisnim këtë.
Sot mendoj se të gjithë lojtarët sakrifikuam shumë, vrapuam dhe mbuluam njëri-tjetrin si ekip.
Dinamo ka shumë lojtarë inteligjentë. Disa herë duhet të ishim shumë të kujdesshëm te pasimi, të ishin të sigurta që të mos rrezikonim sepse Dinamo ka lojtarë shumë të shpejtë.
Është nga ata ndeshje që ne duhet ta kemi pasimin 100% të saktë, ata kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe mund të rrezikojmë nëse e humbasim topin.
Titulli? Është shumë herët për të folur për këto gjëra, çfarë bëjmë është të fokusohemi ndeshje pas ndeshje. Tani duhet të fokusohemi te Partizani dhe ndeshja pas tij. Është shumë herët të flasim për tiullin”, u shpreh lojtari i Elbasanit pas ndeshjes.