Granit Xhaka: Humbjet janë të dhimbshme!

- Bota Sot

Granit Xhaka: Humbjet janë të dhimbshme!

Skuadra e Fulhamit shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Sunderlandit në javën e 13-të në Premier League.

Granit Xhaka, kapiteni i “Macave të Zeza”, pas ndeshjes u shpreh tejet i dëshpëruar.

Ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke thënë se kjo humbje dhemb.

“Humbjet gjithmonë dhembin, tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku”, u shpreh Xhaka.

Me këtë humbje, Sunderland bie në pozitën e 6-të me 19 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot