Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, ka pasur mbrëmje jo të mirë në Kampionatin e Zvicrës.
Futbollisti u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-t.
Megjithatë skuadra e tij, Lugano ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj liderit të kampionatit, Thun.
Mysafirët ndonëse me një futbollist më pak, realizuan në minutën e 86-të përmes futbollistit Claudio Cassano.
Portieri Amir Shaipi u paraqit titullar për Luganon dhe Kastriot Imeri u zëvendësua në minutën e 75-të me Valmir Matoshin te Thun.
Pas javës së 14-të Thun kryeson me 31 pikë dhe Lugano është në vend të katërt me 22 sosh.