Liverpuli mbrëm ka pësuar humbje të thellë në ”Anfield”, duke u mposhtur me rezultat 3-0 nga Nottingham Forest.
Kjo humbje ka shkaktuar reagime të shumta te tifozat e ”redsave” por edhe nga njohësit e futbollit, për krizën që po kalon këtë sezon kampioni në fuqi i Anglisë.
Pas kësaj humbje, trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka marr përgjegjësinë, duke thënë se nuk po bën punë të mirë.
“Kemi lojtarë cilësorë.
Është puna ime të marr më të mirën prej tyre. Nuk po bë një punë të mirë për momentin. Është përgjegjësia ime.”, ka deklaruar Slot.
Liverpuli po kalon një krizë këtë sezon, ku pas 12 ndeshjeve, ka grumbulluar 18 pikë derisa renditet në vendin e 11-të, me tetë pikë prapa liderit të tabelës, Arsenalit.