Cesc Fabregas e ka me Kosovën: Na befasojë

- Bota Sot

Cesc Fabregas e ka me Kosovën: Na befasojë

Torino do të përballet me Comon në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Serie A. 

Trajneri i Comos ka folur për mediat përpara këtij takimi, duke u ndalur te cilësia e Asllanit dhe te arritja historike e Kosovës.

Fabregasi e ka cilësuar Kristjan Asllanin si një lojtar të shkëlqyeshëm, ndërsa më tej ka komentuar edhe mbërritjen në ‘play off’-in e Kupës së Botës të Vojvodës me fanellën e Kosovës.

“Torinoja është një skuadër që luan me një 5-3-2, ka mbrojtësa me përvojë. Asllani ka shënuar dhe vjen nga Interi.

Është një lojtar i shkëlqyer.

Skuadra është e mirë-organizuar. Vojvoda do të luajë në ‘play off’ me Kosovën? Ekziston presioni. Kjo është gjëja më e mirë, tregon se po lufton për diçka.

Sa për Vojvodën, ishim në restorant, pamë shortin dhe ai ishte shumë i qetë. Për Kosovën është një dhuratë. Ata shpresojnë që të bëjnë historinë dhe të na befasojnë”, ka deklaruar ndër të tjera Fabregas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot