Bayern Munih i pandalshëm triumfoi 6-2 ndaj Freiburgut në “Allianz Arena”.
Golat u shënuan nga Karl, Upamecano, Kane, Jackson dhe dy herë Olise.
Në përfundim të ndeshjes, Harry Kane, golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 14 gola në 11 ndeshje dhe me 29 gola në total këtë sezon, përfshirë edhe kombëtaren, analizoi paraqitjen për kanalet zyrtare të klubit bavarez:
“Nuk bëmë mirë në 20 minutat e para, por pastaj treguam karakter. Avantazhi pas pushimit na ndihmoi. Në pjesën e dytë hymë me më shumë energji në fushë. Bëmë një punë të shkëlqyer me top dhe pa top, treguam natyrën e vërtetë të Bayernit. Ishte një fitore vërtet e bukur”.
Kane foli edhe për sfidën e afërt të Champions League kundër Arsenalit, që do ta rikthejë në Londër. Ai e sheh ndeshjen si “paralajmërim” të mundshëm për fazën me eliminim direkt, me të dyja skuadrat në formë të shkëlqyer:
“Arsenali ua vështirëson jetën kundërshtarëve, por duhet ta analizojmë dhe ta kuptojmë ku mund ta dëmtojmë”\