Vijareali fitoi me rezultatin 2-1 përballë Majorkës.
Megjithatë, gjyqtari Guzman Mansija ka denoncuar praninë e presidentit të Vijarealit në dhomat e zhveshjes.
Kështu priten sanksione ndaj Fernando Roig.
Gjyqtari kryesor ka shkruar në raport pas ndeshjes:
“Pasi ndeshja mbaroi dhe ndërsa po bëhesha gati të hyja në dhomën e zhveshjes, presidenti i klubit vendës, Fernando Roig, më tha:
‘Çfarë performance gjyqtari’. Ky zotëri u identifikua nga delegati”, shkruhet në raport.
Disiplina duhet të marrë vendimin, pasi rregulli e thotë se në gjyqtarët, lojtarët në protokoll, trajnerët, stafi mjekësor dhe përgjegjësit e materialeve”, lejohen nga çdo klub përkatës në dhomën e zhveshjes. Pjesa tjetër është e ndaluar nga klubet.
Në rast se shkelja konsiderohet e lehtë, gjoba është 602 euro. Po ashtu rrezikohet pezullimi me katër ndeshje.