Tirana ndaj Flamurtarit

- Bota Sot

Tirana ndaj Flamurtarit

“Tirana duhet të mund Flamurtarin dhe të kthehet te fitorja”.

Ky është ultimatumi, në një farë mënyre i drejtuesve të skuadrës në prag të sfidës që bardheblutë do të zhvillojnë me Flamurtarin.

Presidenti Refik Halili ka qenë i qartë ndaj drejtuesve të ekipit.

Këtë ndeshje nuk lejohen gabimet.

Kjo, sepse situata te Tirana është e nderë dhe një tjetër humbje komplikon gjithçka, madje rrezikon që skuadrën kryeqytetase ta lërë pa trajner.

Që nga fitorja e fundit e Tiranës në kampionat më 3 tetor 2025 ndaj Partizanit me rezultatin 3-0, kanë kaluar plot 52 ditë pa sukses në kampionat.

Gjatë kësaj periudhe, skuadra bardheblu ka regjistruar 4 humbje dhe një barazim, duke hasur vështirësi për të rikthyer ritmin e duhur dhe për të siguruar rezultatet e pritura.

Kjo periudhë e gjatë pa fitore ka ndikuar dukshëm edhe në moralin e lojtarëve, të cilët përballen me presionin e vazhdueshëm për të dhënë më të mirën në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot